Ndërlidhjet

BE ndan 100 miliardë euro për klimën



Liderët e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord që t’i ndihmojnë vendet në zhvillim për t’i luftuar ndryshimet klimatike, dhe u bënë thirrje vendeve të zhvilluara që të luftojnë kundër ngrohjes globale.

Në deklaratën e BE-së thuhet se vendet anëtare janë dakorduar se vendeve në zhvilim do t’u nevoiten rreth 100 miliardë euro për çdo vit deri në vitin 2020 që t’i luftojnë ndryshimet klimatike.

Kryeministri i Suedisë, Fredrik Reinfeld tha se “evropianët tash kanë një pozicion shumë të fortë negociues” për të kërkuar shtrëngimin e masave kundër emisionit të gazrave në atmosferë, që do të diskutohet në samitin e OKB-së në Kopenhagë në dhjetor.

Bashkimi Evropian tashmë e ka përcaktuar si synim që emisionet e gazrave të reduktohen për 20 përqind deri në vitin 2020.
XS
SM
MD
LG