Ndërlidhjet

Irani ende pa përgjigje ndaj planit bërthamor



Agjencia shtetërore e Iranit tha se Teherani ende nuk e ka dhënë përgjigjen e tij ndaj planit të Kombeve të Bashkuara, dhe vetëm ka shprehur "qëndrimin pozitiv" dhe gatishmëri për të biseduar mbi propozimin.

Të enjten, Irani i dërgoi një porosi Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore lidhur me planin, por detajet ende nuk janë bërë publike.

Një zyrtar i paemëruar iranian i tha sot agjencisë IRNA se mesazhi "nuk përmbante përgjigje ndaj planit".

Plani parashikon që Irani ta dërgojë jashtë vendit uraniumin e pasuruar në nivel të ulët që të procesohet në karburant bërthamor.
XS
SM
MD
LG