Ndërlidhjet

Klinton: Do të lejojmë bisedime me Iranin



Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara do të lejojnë bisedime të mëtejme me Iranin lidhur me programin kundërthënës bërthamor, përpara se të shqyrtojnë vendosjen e sanksioneve të reja.

Të enjten, Irani kërkoi ndryshimin e projekt marrëveshjes së Kombeve të Bashkuara, sipas së cilës, dy të tretat e uraniumit duhet të dërgohen në Rusi dhe Francë për t’u konvertuar në karburant bërthamor, i cili do të mund të shfrytëzohej për kërkime shkencore në reaktorët iranianë.
XS
SM
MD
LG