Ndërlidhjet

logo-print

Tribunali kërkon të hapë qendër në Kosovë



Tribunali i Hagës është duke shikuar nevojën e hapjes së një qendre për grumbullimin e materialeve të Tribunalit në Kosovë, ka thënë udhëheqësja e dhomës gjyqësore të Tribunalit, Ketrin Marshi Uhel.

Ajo i ka bërë këto komente gjatë një takimi me ministren e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi.

“Jemi duke marrë informacione nga tereni se a është e nevojshme hapja e një qendre të për grumbullimin e materialeve të Tribunalit, ku qytetarët e Kosovës mund të informohen dhe mund të kenë qasje në materialet, në punët që ka bërë dhe rastet që janë gjykuar në këtë Tribunal”, ka thënë Uhel.

XS
SM
MD
LG