Ndërlidhjet

Vazhdojnë dilemat rreth Iranit



Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Iranit të pranojë propozimin perëndimor lidhur me karburantin bërthamor. Sipas planit të ofruar Teherani do të mund të dërgojë uraniumin e papasurur në një vend të tretë, ku do të mund të prodhohet karburanti bërthamor. Në këtë mënyrë zgjidhet dilema e fuqive perëndimore lidhur me mundësinë e prodhimit të armëve bërthamore nga Irani.

Teherani nga ana e tij ka bërë të ditur se ende nuk ka dhënë përgjigje në planin në fjalë, që ka marrë dhe mbështetjen e Kombeve të Bashkuara.
Shtëpia e Bardhë ka tërhequr vërejtjen se Irani nuk ka në dispozicion kohë të pakufizuar për të dhënë një përgjigje ndaj propozimit.
XS
SM
MD
LG