Ndërlidhjet

H1N1, rritet rreziku mes fëmijëve



Autoritetet rumune të futbollit kanë kërkuar nga lojtarët të mos pështyjnë në fushë, pasi kjo rrit rrezikun për përhapjen e virusit H1N1, i njohur si gripi i derrave.

Në Rumani gjatë javës që po lëmë pas u mbyll shkolla e parë, si pasojë 20 rasteve të identifikuara me H1N1 në mesin e nxënësve të shkollës.

Në Shtetet e Bashkuara autoritetet kanë ngritur shkallën e gatishmërisë për prekjen e fëmijëve nga gripi i derrave. Numri i fëmijëve, që kanë humbur jetën nga virusi H1N1, ka shkuar në 114.

Ukraina ka raportur për 34 vdekje nga ky virus, derisa Kina gjatë 48 orëve të fundit ka shënuar dhe dy viktima të reja nga ky grip.
XS
SM
MD
LG