Ndërlidhjet

logo-print

I paqartë qëndrimi i Abdullahut



Janë ndërprerë bisedimet mes dy kandidatëve për zgjedhjet presidenciale afgane, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare. Bisedimet mes presidentit aktual Hamid Karzai dhe rivalit të tij Abdullah Abdullah, lidhur me raundin e dytë të zgjedhjeve më 7 nëntor, kanë dështuar. Kjo mund të çojë në braktisjen e votimeve të nëntorit nga Abdullah. Ky i fundit ka thënë se do të flasë të djelën lidhur me qëndrimin e tij ndaj zgjedhjeve.

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale u bë i mundur pas vendimit të Kombeve të Bashkuara për keqpërdorim dhe manipulim të votës.

Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton ka thënë sot se mospjesëmarrja në raundin e dytë të zgjedhjeve nga Abdullah Abdullah nuk do t’i delegjitimojë ato. Ajo shtoi se një situatë e tillë mund të ndodhë në të gjitha vendet, madje edhe në Amerikë.
XS
SM
MD
LG