Ndërlidhjet

logo-print

Sejdiu: Klintonit pritje madhështore



“Republikën e Kosovës nesër e viziton Presidenti Bill Clinton, njeriu i cili i priu angazhimit më të madh humanitar të botës moderne për ta shpëtuar popullin e Kosovës nga zhbërja fizike. Duke i pasur parasysh meritat e tij të jashtëzakonshme për lirine dhe pavarësinë e Kosovës, si president i vendit, ju ftoj që këtë të diel t’i bëjmë një pritje madhështore, ashtu siç na ka hije, Presidentit Clinton”, thuhet ne mesazhin e Presidentit Fatmir Sejdiu.

Presidenti Sejdiu ka ritheksuar mirënjohjen e përhershme të popullit të Kosovës për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rolin e tyre të pazëvendësueshem për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG