Ndërlidhjet

Berlini falenderon Bushin, Gorbaçovin e Kolin



Presidenti Gjerman, Horst Kohler i ka falenderuar udhëheqësit e Luftës së Ftohtë, për rënjen e Murit të Berlinit 20 vjetë më parë.

Gjatë fjalimit, në ceremoninë e mbajtur sot në Berlin, Kohler “falenderoi ne emër të gjermanëve dhe të kombeve të tjera”.

Presidenti gjerman, këtë falenderim ia adresoi, ish presidentit amerikan, Xhorxh Bush të atit, ish udhëheqësit sovjetik, Mihajl Gorbaçov dhe ish kancelarit gjerman Helmut Kol. Të tre po marrin pjesë në ceremoninë e shënimit të rënjes së Murit të Berlinit. me 9 nentor 1989.

Bashkëpunimi i tre udhëheqësve ka hapur rugën për ribashkimin e Gjermanisë më 1990.

Në ceremonitë e sotme mungojnë dy udhëheqës të tjerë, që luajtën rol të rëndësishëm në ngjarjet e kohës, ish presidenti francez Miteran dhe ish kryeministrja britanike Margaret Theçer. Miteran është ndarë nga jeta në vitin 1996, kurse Theçer ka probleme shëndetësore.

Kancelarja aktuale gjermane Angela Merkel dhe presidenti i vendit Horst Kohler janë nikoqirë të ceremonisë së sotme.
XS
SM
MD
LG