Ndërlidhjet

Abdullah s’ka marrë vendim për zgjedhjet



Negociatat mes dy kandidatëve presidencialë afganë vazhdojnë.

“Ka ende bisedime mes presidentit Karzai dhe Abdullah Abdullah. Asgjë nuk është ende e qartë. Ne po presim dhe sipas të gjitha gjasave kushtet tona do të pranohen nga Hamid Karzai. Nëse ai nuk jep përgjigjje pozitive deri në orët e vona të mbrëmjes së sotme, atëherë do të merret vendimi përfundimtar, që do të bëhet publik nesër, gjatë një konference shtypi të Dr. Abdullahut”, tha Fazel Sançaraki, zëdhënës i kandidatit Abdullah.

Mediat kishin raportuar gjatë ditës se bisedimet mes presidentit aktual Hamid Karzai dhe rivalit të tij Abdullah Abdullah, lidhur me raundin e dytë të zgjedhjeve më 7 nëntor, kanë dështuar.

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale u bë i mundur pas vendimit të Kombeve të Bashkuara për keqpërdorim dhe manipulim të votës.
Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton ka thënë sot se mospjesëmarrja në raundin e dytë të zgjedhjeve nga Abdullah Abdullah nuk do t’i delegjitimojë ato.

Ajo shtoi se një situatë e tillë mund të ndodhë në të gjitha vendet, madje edhe në Amerikë.
XS
SM
MD
LG