Ndërlidhjet

Obama: Plani im ekonomik funksionoi



Treguesit pozitivë të rritjes ekonomike dhe punësimit dëshmojnë se përpjekjet për të rimëkëmbur ekonominë, kanë funksionuar, tha Barak Obama.

Presidenti amerikan, gjatë fjalimit javor në radio, i tha qytetarëve se “kemi një rrugë të gjatë përpara se t’i kthehemi mirëqënies” dhe se do të ketë humbje të reja të vendeve të punës në ditët që vijnë.

Obama theksoi se masat e marra nga administrata e tij ndihmuan në “mënjanimin e më së keqes nga recesioni”.

Shtëpia e Bardhë deklaroi se paketa ndihmë për ekonominë kishte ruajtur apo krijuar më shumë se 640 mijë vende pune.
XS
SM
MD
LG