Ndërlidhjet

SHBA: Durimi ndaj Iranit ka kufi



Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton ka kërkuar nga Irani që të pranojë propozimin e bashkësisë ndërkombëtare për të pasuruar uraniumin në një vend të tretë. Klinton shtoi se Uashingtoni dhe vendet aleate nuk mund të presin pafund përgjigjjen e Iranit.

Sipas planit të mbështetur nga Kombet e Bashkuara, Irani do të dërgojë për pasurim uranium në Francë e Rusi, ku dhe do të prodhohet karburanti i nevojshëm bërthamor. Ky i fundit mund të përdoret nga Teherani për projekte civile.

Kjo mënyrë e pasurimit të uraniumit adreson shqetësimin e Perëndimit se Irani synon të prodhojë armë bërthamore.

Informacionet nga Teherani tregojnë se Irani synon të ndryshojë planin.
XS
SM
MD
LG