Ndërlidhjet

Teheran: H1N1 mbyll 620 shkolla


Në Iran janë mbyllur më shumë se 620 shkolla pasi që ishin regjistruar raste të shumta të reja të gripit H1N1. Në qytetin Kashan janë mbyllur 250 shkolla, ndërsa në Isfahanë 370 institucione shkollore.
Ministria e Shëndetësisë e Iranit ka vendosur që shkollat do të mbyllen nëse 15 për qind e nxënësve janë të infektuar me virusin e gripit H1N1.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Iran deri tash nga virusi H1N1 kanë vdekur 22 veta.
XS
SM
MD
LG