Ndërlidhjet

Vazhdon gjyqi i Karaxhiqit



Sot pritet të vazhdojë gjykimi ndaj ish udhëheqësit të serbëve të Bosnjës Radovan Karaxhiq. Karaxhiq, i cili po gjykohet nga Gjykata Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë, përballet me 11 akuza, mes të cilave dhe ato për gjenocid e krime kundër njerëzimit për rolin e luajtur gjatë luftës në Bosnjë.

Gjyqi filloi javën e kaluar, por Karaxhiqi, i cili po vetmbrohet, nuk ka marrë pjesë. Besohet se edhe sot gjykimi do të vazhdojë pa praninë e të akuzuarit. Karaxhiqi nuk po merr pjesë me justifikimin se nuk ka pasur kohën e mjaftueshme për tu përgatitur për mbrojtjen.

Prokuroria e paraqiti Karaxhiqin si komandantin suprem të spastrimit etnik.
XS
SM
MD
LG