Ndërlidhjet

Ban viziton Afganistanin



Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban ki Moon ka arritur në Kabul. Ban do të takohet me presidentin Hamid Karzai dhe rivalin e tij në zgjedhjet presidenciale të 7 nëntorit Abdullah Abdullah.

Ky i fundit dje deklaroi tërheqjen nga gara zgjedhore, duke lënë Karzain si kandidat të vetëm në raundin e dytë të votimeve.

Ban po viziton Afganistanin edhe në shenjë solidariteti me punonjësit e OKB-së në këtë vend, pas sulmit të militantëve ndaj një qendre të organizatës botërore, ku u vranë pesë persona nga ekipi ndërkombëtar i OKB-së dhe tre punonjës lokalë.
XS
SM
MD
LG