Ndërlidhjet

logo-print

Karaxhiqi merr pjesë në gjykim



Ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjës Radovan Karaxhiq do të marrë pjesë në gjyqin e tij nga e marta. Lajmi u bë i ditur për agjencinë e lajmeve Reuters nga këshilltarët ligjorë të Karaxhiqit.

Sot do të vazhdojë gjykimi ndaj Radovan Karaxhiqit, i cili po gjykohet nga Gjykata Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë, për gjenocid e krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnjë.

Gjyqi filloi javën e kaluar, por Karaxhiqi, i cili po vetmbrohet, nuk morri pjesë. Ai tha se nuk kishte pasur kohën e mjaftueshme për tu përgatitur për mbrojtjen.

Prokuroria e paraqiti Karaxhiqin si komandantin suprem të spastrimit etnik.
XS
SM
MD
LG