Ndërlidhjet

Pakistan: Armata pushtoi qytetin kyç taliban



Zëdhënësi i ushtrisë së Pakistanit tha se trupat kanë vënë nën kontroll të plotë qytetin Kanguram, ndër më të madhin në Vaziristanin jugor, i cili ishte qendër operacionale e talibanëve.

Gjeneral majori Atar Abas deklaroi se zona e qytetit Kaniguram është pastruar krejtësisht nga terroristët.

Ai tha se vendi është pastruar nga minat, dhe se ushtria ka zbuluar sasi të mëdha armatimi dhe municioni.

Pakistani ndërmorri një ofenzivë në muajin tetor kundër militantëve në Vaziristanit jugor, ku kohëve të fundit është rritur fuqia e talibanëve.
XS
SM
MD
LG