Ndërlidhjet

Britania dhe Rusia presin përgjigjen e Iranit



Sekretari i Jashtëm britanik Dejvid Milliband tha sot se Irani duhet të japë një përgjigje të shoejtë ndaj propozimit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore për ta dërguar uraniaumin të procesohet në një vend të tretë.

Pas bisedimeve në Moskë me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, Milliband tha se Britania dhe Rusia presin regim të menjëhershëm të Iranit ndaj propozimit.

“Të dy ne duam të shohim përgjigje të shpejtë nga ana e regjimit iranian përkitazi me propozimin për reaktorin kërkimor të Teheranit”, tha Milliband.

Sipas planit, i cili u mbështet edhe nga Shtetet e Bashkuara, Irani do të duhej t’i dërgonte sasitë më të mëdha të uraniumit jashtë vendit për t’u konvertuar në karburant bërthamor për raktorin kërkimor në Teheran.

Më herët, ministri i Jashtëm i Iranit, Manusher Motaki tha se Teherani dëshiron që marrëveshjen ta shqyrtojë një komitet teknik.

Ndërkohë, emisari iranian në Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Ali Asgar Soltanie tha se Irani më me dëshirë do të blente karburant bërthamor për reaktorin e tij kërkimor.

Ai nuk tha nëse kjo ishte përgjigja përfundimtare ndaj propozimit të agjencisë.
XS
SM
MD
LG