Ndërlidhjet

Putin: BE le ta paguajë borxhin e Ukrainës



Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin i bëri thirrje Bashkimit Evropian që t'i ndihmojë Ukrainës të paguajë faturat e gazit, pasi dje e paralajmëroi BE-në se mund t'i prishet furnizimi me gaz përmes Ukrainës nëse Kievi nuk i apaguan faturat.

"Nëqoftëse ekzistojnë probleme me pagesën ukrainase, kërkojmë nga partnerët tanë evropianë që t'i ndihmojnë Ukrainës", tha Putin në Moskë pas takimit me kryeministrin e Danimarkës, Lars Leke Rasmusen.

"Le t'u japë Evropa një miliardë, le ta hapë kuletën", shtoi kryeministri rus.

XS
SM
MD
LG