Ndërlidhjet

Obama: Karzai të luftojë korrupcionin



Presidenti amerikan Barak Obama e ka uruar Hamid Karzain për sigurimin e mandatit të dytë si president i Afganistanit, dhe i bëri thirrje të bëjë më shumë për ta luftuar korrupcionin.

Karzai fitoi një mandat tjetër 5 vjeçar sepse zyrtarët e zgjedhjeve vendosën të mos mbahet rethi i dytë pasi rivali i vetëm, Abdullah Abdullah u tërhoq nga gara duke shprehur dyshime në korrektësinë e procesit.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs tha se Obama është lehtësuar pasi përfundoi procesi i ndërlikuar i zgjedhjeve në Afganistan.
XS
SM
MD
LG