Ndërlidhjet

logo-print

Rriten presionet ndaj Iranit që ta pranojë planin



Vazhdon të rritet presioni ndërkombëtar ndaj Iranit që ta pranojë planin e Kombeve të Bashkuara rreth programit të vet bërthamor.

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Mohamed ElBaradei, i bëri thirrje Iranit të përgjigjet së shpejti ndaj planit, sipas të cilit, Teherani do të duhej të dërgojë jashtë vendit uraniumin për t’u konvertuar në karburant bërthamor.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton tha se Irani po përbalet me një “moment shumë të rëndësishëm”, dhe se pranimi i marrëveshjes “do të ishte indicje e mirë se Irani nuk dëshiron të jetë i izoluar dhe se dëshiron të bashkëpunojë”.
XS
SM
MD
LG