Ndërlidhjet

logo-print

Pragë: Gjykata e pranon Traktatin e Lisbonës



Gjykata Kushtetues e Çekisë ka vendosur se Traktati i Lisbonës i Bashkimit Evropian është në linjë me kushtetutën e vendit, duke e hequr kështu pengesën e fundit për ratifikimin e dokumentit.

Republika e Çekisë është i vetmi vend i BE-së që ende nuk e ka ratifikuar traktatin, i cili duhet të miratohet nga të gjitha vendet anëtare që të hyjë në fuqi.

Parlamenti i Çekisë e ka mbështetur marrëveshjen, por presidenti Vaclav Klaus e priste vendimin e gjykatës para se ta nënshkruajë.
XS
SM
MD
LG