Ndërlidhjet


Presidenti i Çekisë, Vaclav Klaus, ka nënshkruar Traktatin e Lisbonës. Pas firmës çeke, Traktati është miratuar nga të 27 vendet anëtare të BE-së.

Klausi bëri të ditur nënshkrimin pas përshëndetjeve të ardhura nga Brukseli për vendimin e drejtësisë çeke. Megjithatë, ai përsëriti kundërshtimin e tij ndaj Traktatit.

"Në momentin që Traktati i Lisbonës hyn në fuqi, në kundërshtim me opinionin e Gjykatës Kushtetuese, Republika Çeke nuk do të jetë më sovrane”, tha Klaus.

Gjykata Kushtetuese e Çekisë ka vendosur se Traktati i Lisbonës i Bashkimit Evropian është në linjë me Kushtetutën e vendit.

Republika e Çekisë ishte i vetmi vend i BE-së që ende nuk e kishte ratifikuar Traktatin, i cili duhet të miratohej nga të gjitha vendet anëtare që të hyjë në fuqi.

Parlamenti i Çekisë e ka mbështetur marrëveshjen, por presidenti Vaclav Klaus e priste vendimin e gjykatës.
XS
SM
MD
LG