Ndërlidhjet

Iran: Policia u kërcënohet protestave ilegale



Policia e Iranit paralajmëroi se do të përballet fortë me çdo tubim “ilegal” në 4 nëntor, që përkon me 30 vjetorin e pushtimit të ambasadës amerikane në Teheran.

Policia tha se lejohen vetëm tubimet antiamerikane para ish ambasadës amerikane në kryeqytet.

Mbështetësit e liderëve opozitarë, Mir Hosein Musavi dhe Mehdi Karubi, të cilët i kontestojnë zgjedhjet presidenciale të qershorit, planifikojnë të mërkurën të mbajnë protesta kundër qeverisë.

Çdo vit në 4 nëntor, Irani tradicionalisht mban protestat antiamerikane për ta shënuar ditën kur në vitin 1979 studentët radikalë e pushtuan ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Teheran dhe morën peng 52 amerikanë.
XS
SM
MD
LG