Ndërlidhjet

Klinton: Do të ndihmojmë botën myslimane



Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton tha se Shtetet e Bashkuara do ta mbajnë premtimin e presidentit Barak Obama për një “fillim të ri” me botën myslimane.

Duke folur në qytetin maroken Marakesh, Klinton tha se do të ofrohen programe që do të promovojnë sipërmarrjen, zhvillimin ekonomik dhe arsimin.

Nga Maroko Klinton do të fluturojë në Kairo për një takim me presidentin e Egjiptit, Hosni Mubarak.

Takimi shihet si shenjë e dëshirës amerikane për t’i zbutur shqetësimet e arabëve lidhur me qëndrimin e Uashingtonit ndaj vendbanimeve hebreje.
XS
SM
MD
LG