Ndërlidhjet

BE dhe SHBA kthehen në BH



Më 18 nëntor do të zhvillohet një tjetër takim mes përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare dhe udhëheqësve të Bosnjës, ka deklaruar Bernard Kushner.

Shefi i diplomacisë franceze, në një intervistë për mediat serbe, thotë se në takimin e 18 Nëntorit “përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së do të përpiqen sërish të bindin partnerët e ndryshëm” në Bosnjë rreth reformave që duhen ndërmarrë. Takimi do të mbahet në Sarajevë.

Deri tani, drejtuesit e tre bashkësive në Bosnje kanë dështuar në arritjen e një marrëveshje, që synon reformat kushtetuese, të cilat janë propozuar nga Brukseli dhe Uashingtoni.
XS
SM
MD
LG