Ndërlidhjet

logo-print

Klaus nënshkruan Lisbonën



Presidenti i Çekisë Vasllav Klaus ka nënshkruar Traktatin e Lisbonës. Pas firmës çeke traktati është miratuat nga të 27 vendet anëtare të BE-së.

Klausi bëri të ditur nënshkrimin pas përshëndetjeve të ardhura nga Brukseli për vendimin e drejtësisë çeke.

Gjykata Kushtetuese e Çekisë ka vendosur se Traktati i Lisbonës i Bashkimit Evropian është në linjë me kushtetutën e vendit.

Republika e Çekisë është i vetmi vend i BE-së që ende nuk e kishte ratifikuar traktatin, i cili duhet të miratohej nga të gjitha vendet anëtare që të hyjë në fuqi. Parlamenti i Çekisë e ka mbështetur marrëveshjen, por presidenti Vaclav Klaus e priste vendimin e gjykatës.
XS
SM
MD
LG