Ndërlidhjet

Tiranë: Dënohet dhuna ndaj Bazes



Institucionet kryesore të Shqipërisë kanë dënuar dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Mero Baze.

"Të gjithë aktorët politikë të analizojnë me shqetësim këtë akt duke u angazhuar realisht, dhe jo vetëm përmes deklaratave, në krijimin dhe garantimin e lirisë dhe pavarësisë së medias", thuhet ne reagimin e presidentit Bamir Topi.

Zëdhënësja e kryeministrit Berisha ka lexuar deklaratën e shefit të qeverisë lidhur me rastin Baze.

"Kryeministri Berisha ju kërkon organeve kompetente të ndërmarrin të gjitha masat për të nxjerrë përgjegjësinë e plotë ligjore të autorëve të këtij akti të rëndë. "

Kreu i opozitës Edi Rama e ka lidhur dhunën ndaj gazetarit Baze me familjen kryeministrore.

Nga ana tjetër zbardhjen e ngjarjes e ka kërkuar dhe ambasadori amerikan në Tiranë.

Mero Baze është sulmuar natën e kaluar nga biznesmeni Rezart Taçi dhe dy truprojat e tij. Baze ka shkruar një numër shkrimesh mbi veprimtarinë e kompanive të drejtuara nga Taçi dhe lidhjet e tij me familjen kryeministrore.
XS
SM
MD
LG