Ndërlidhjet

Teheran: Protesta të opozitës


Grupet opozitare në Iran janë zotuar se do të injorojnë sinjalizimet qeveritare dhe se sot do të mbajnë protestat që koinçidojnë me zhvillimet zyrtare me rastin e 30 vjetorit të marrjes së ambasadës së Shteteve të Bashkuara. Agjencia shtetërore e lajmeve ka raportuar se të gjitha protestat do të jenë të jashtëligjshme. Kryetari i njësiteve anti – demonstruese gjenerali Ali Reza Alipour ka thënë se policia do të shfrytëzoj “forcën dhe kapacitetin e vet” kundër protestuesve.
XS
SM
MD
LG