Ndërlidhjet

logo-print

Kiev: 72 të vdekur nga gripi i derrave


Rusia dhe Sllovakia kanë shtuar masat e sigurisë në kufirin me Ukrainën nga frika e bartjes së gripit të derrave. Kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko, ka deklaruar se numri i të vdekurve nga gripi i derrave në këtë vend ka shkuar në 72 veta. Gripi i derrave ka goditur veçanërisht pjesën perendimore të Ukrainës.
Për shkak të situatës së krijuar, qeveria ka urdhëruar kafeteritë, kinematë dhe teatrot në qytetin Lviv që të ndalin çdo aktivitet, ndërsa më shumë se një e treta e popullatës në rrugë shihen të kenë vënë maska në fytyrë.
XS
SM
MD
LG