Ndërlidhjet

Fitore e republikanëve në dy shtete federale


Partia Republikane në Shtetet e Bashkuara i ka dhënë një goditje Partisë Demokratike të presidentit Obama, duke fituar dy vende guvernatorësh në dy shtete që vitin e kaluar ishin në anën e demokratëve.
Në Virgjini ka fituar republikani Bob McDonelli, ndërsa në Nju Xheris Kris Kristi.
Fitorja e republikanëve në Virxhini dhe Nju Xhersi është një goditje tjetër për Obamën në çastin kur po lufton për reformën e sistemit amerikan të shëndetësisë, kundër ndryshimeve klimatike dhe për sigurim të mbështetjes politike për vazhdimin e luftës kundër talibanëve në Afganistan.
Fitorja e këtyre dy vendeve të guvernatorëve paraqet nxitje për republikanët, që në vitin 2006 humbën shumicën në Kongres, ndërsa para një viti edhe Shtëpinë e Bardhë.
XS
SM
MD
LG