Ndërlidhjet

Obama: Irani të zgjedhë ndërmjet të kaluarës dhe prosperitetit


Irani duhet të “zgjedhë” nëse do të jetojë në të kaluarën ose nëse do të hapë rrugën për “prosperitet dhe drejtësi”, ka deklaruar presidenti amerikan Barak Obama me rastin e 30 vjetorit të marrjes peng të personelit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Teheran.
“Tash 30 vjet dëgjojmë se çfarë kundërshton qeveria e Iranit, ndërsa tash pyesim se për çfarë të ardhme angazhohet kjo qeveri”, ka thënë Obama.
Disa muaj pas revolucionit islamik në Iran dhe përmbysjes së shahut në vitin 1979, studentët radikal islamik morën peng ambasadën amerikane në të cilën mbajtën për 444 ditë 52 amerikanë.
XS
SM
MD
LG