Ndërlidhjet

Kabul: Vriten 5 ushtarë britanikë


5 ushtarë britanikë janë vrarë kur mbi ta kishte hapur zjarrë një polic afgan në pikën kontrolluese në krahinën Helmand, në jug të Afganistanit, ka bërë të ditur ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe.
Zyrtarë britanikë kanë thënë se ushtarët e vrarë po merrnin pjesë në misionin e stërvitjes së policëve afganë.
Nga fillimi i intervenimit ushtarak në Afganistan në vitin 2001, në këtë vend janë vrarë 229 ushtarë britanikë.
XS
SM
MD
LG