Ndërlidhjet

logo-print

Aung San Su takon zyrtarin amerikan


Një delegacion i lartë amerikan nga Stejt departamenti është takuar në Jangon me liderin e opozitës së Mianmarit Aung San Su, që tash 14 vjet qëndron në arrest.
Me Aung San Su është takuar ndihmës sekretari amerikan i shtetit Kurt Kemebel. Në takimin që zgjatë rreth 2 orë, Aung San Su kishte ardhur në përcjellje të policisë. Kembel do të takohet edhe me përfaqësuesit e juntës ushtarake që në pushtet është nga viti 1962.
SHBA-të tash sa vite mbajnë Mianmarin nën sanksione, por kjo nuk ka ndikuar që junta ushtarake të liroj të burgosurit politik dhe të respektoj të drejtat e njeriut.
XS
SM
MD
LG