Ndërlidhjet

GM nuk e shet Opelin, protesta në Gjermani



Ministri gjerman i ekonomisë ka kritikuar vendimin e papritur nga kompania amerikane General Motors për të mos shitur Opelin. Opeli është pjesa evropiane e GM-së.

Pas muaj bisedimesh General Motors kishte pranuar t’i shiste Opelin një kompanie kanadezo-ruse.

Punëtorët e Opelit në Gjermani kanë bërë thirrje për grevë. Qeveria gjermane kishte rënë dakord të paguante 1.5 miliardë euro për Opelin deri në momentin e marrjes në pronësi nga kompania kanadezo-ruse.
XS
SM
MD
LG