Ndërlidhjet

logo-print

Spanja e ndarë rreth taksave të futbollistëve



Spanja është e ndarë rreth asaj nëse duhet të rriten taksat për futbollistët.

Futbollistët, që luajnë për ekipet spanjolle, paguajnë vetëm 24% taksa, shumë kjo më e ulët se e klubeve në vendet e tjera evropiane. Këto të fundit janë ankuar vazhdimisht se taksat e ulëta i bëjnë më tërheqëese klubet spanjolle për futbollistët e huaj.

Në ekipet spanjolle të futbollit luajnë yjet e këtij sporti, mes të cilëve Kristiano Ronaldo, Karin Benzema apo Zllatan Ibrahimoviç.

Qeveria socialiste e kryeministrit Zapatero po sheh mundësinë e rritjes së taksave nga 24 në 43% për ata që fitojnë mbi 600 mijë euro në vit.
XS
SM
MD
LG