Ndërlidhjet

16% e njerëzve në botë duan të emigrojnë



Mbi 700 milionë të rritur apo 16% e popullsisë botërore do të shkonin të jetonin në një vend tjetër nëse do tu jepej mundësia.

Një anketë e Gallupit, e zhvilluar në 135 vende, kishte në qendër të saj pyetjen nëse doni të shkoni për të jetuar në një vend tjetër.

80% e atyre që thanë se duan të emigrojnë jetojnë në vendet në zhvillim. Shumica e të anketuarve thanë se dëshirojnë të jetojnë në Shtetet e Bashkuara. Rreth 49% e të pyeturve në vendet e Azisë Qëndrore, të pavarësuara pas shpërbërjes së ish Bashkimit Sovjetik kanë thënë se duan të jetojnë në një nga vendet e ish bllokut sovjetik.
XS
SM
MD
LG