Ndërlidhjet

Graçanicë: Një e infektuar me virusin AH1N1


Mediat serbe raportojnë se është konfirmuar rasti i parë i virusit A H1N1 në Graçanicë.

Duke e cituar, siç thuhet, shefen e shtabit për luftën kundër gripit A, Rada Trajkoviq, njoftimet tregojnë se bëhet fjalë për një vajzë 13 vjeçare.

Vajza e sëmurë, sipas njoftimeve, gjendet në trajtim shtëpiak, ndërkaq mjekët janë duke përcjellë gjendjen e saj dhe familjes së saj gjashtë-anëtarëshe.

Institucionet kryesore në Kosovë nuk ishin në gjendje të konfirmojnë rastin.

Strukturat e shëndetësisë nëpër enklavat e banuara me shumicë serbe janë gjithashtu struktura paralele dhe funksionojnë në kuadër të sistemit shëndetësor të Serbisë.
XS
SM
MD
LG