Ndërlidhjet

Ridalja e Turqisë në skenë po rishkruan pozitivisht rregullat e lojës së pushtetit në Lindjen e Mesme. Kjo është një nga pak gjërat e mira në një rajon si Lindja e Mesme, shkruan International Herald Tribune.



Në përgjithësi, pranohet se ndërhyrja amerikane në Irak ka ndryshuar baraspeshën e pushtetit në Gjirin Persik.

Një nga pasojat e ndërhyrjes ka qenë dhe dalja e Turqisë si një aktor i pavarur dhe i fuqishëm në zemër të rajonit, që kalon nga Lindja e Mesme deri në Ballkan, Kaukaz dhe në Azinë Qendrore.

Turqve iu pëlqen të thonë se derisa Izraeli dhe Irani janë fuqi revizioniste, që shkaktojnë ankth e madje dhe frikë me zgjerimin e tyre, Turqia është fuqi stabilizuese që synon përhapjen e paqes dhe sigurisë.

Turqia po e zgjeron pushtetin e saj përmes diplomacisë dhe jo forcës. Njëherësh, Turqia po del si fuqi ekonomike me lidhje të fuqishme me vendet fqinje, duke qenë në të njëjtën kohë dhe ndërmjetëse për një mori konfliktesh rajonale.

Madje, edhe kundër militantëve kurdë, Turqia duket se së fundi po përdor një qasje më të butë.

Gjatë viteve të fundit, diplomacia turke ka shënuar shumë suksese, duke fituar popullaritet në vendet arabe dhe njëherësh ka forcuar pozitën e Turqisë rreth kërkesës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Madje, ka nga ata që kanë shkuar aq larg sa thonë se nuk ka të ardhme për Turqinë pa BE-në dhe anasjelltas.

Politika e jashtme dinamike dhe shumëkahëshe e Turqisë nisi me ardhjen në pushtet të Partisë për Zhvillim e Drejtësi.

Ndonëse është një parti konservatore islamike, shteti turk mbetet sekular, demokratik dhe kapitalist, me lidhje të forta si me perëndimin, edhe me botën arabe e myslimane.

Turqia e sheh veten si urë jetike mes dy botëve.

Ahmet Davutoglu, ministri i Jashtëm turk, është ai që ka krijuar kornizën teorike për politikën e re të jashtme të Turqisë.

Vizitat e shtetarëve turq e ilustrojnë më së miri politikën e jashtme turke.

Kryeministri turk, i shoqëruar nga një aeroplan me biznesmenë, vizitoi Irakun, ku nënshkroi 48 memorandume bashkëpunimi. Po kështu edhe me Sirinë u nënshkruan marrëveshje të rëndësishme.

Turqia, gjatë tetorit, nënshkroi dy protokolle me Armeninë, që lejojnë rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe hapjen e kufirit mes dy vendeve.

Nga këndvështrimi i vendeve arabe, zhvillimi më dramatik ka qenë ftohja e raporteve me Izraelin.

Nga ana tjetër, diplomacia turke po nënvizon rolin qendror të këtij vendi në rrugët energjetike të naftës e gazit nga Rusia e Azia Qendrore drejt Evropës.

Ridalja e Turqisë në skenë po rishkruan pozitivisht rregullat e lojës së pushtetit në Lindjen e Mesme. Kjo është një nga pak gjërat e mira në një rajon të trazuar e të sëmurë si Lindja e Mesme. (I.B.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG