Ndërlidhjet

logo-print

Al Kaida merr përgjegjësi për sulmin në Jemen



Al Kaida e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, në të cilin u vranë tre oficerë të sigurisë të Jemenit këtë javë.

Grupi tha në një deklaratë në internet se sulmi i së martës ishte mbështetje “për vëllezërit tanë” të burgosur në Jemen.

Autenticiteti i mesazhit nuk ka mundur të verifikohet, por ai u postua në një faqe interneti që zakonisht përdoret nga Al Kaida.

Sulmi afër kufirit me Saudinë ndodhi në të njëjtën ditë kur rebelët jemenas vranë një oficer sigurie saudit dhe plagosën 11 të tjerë në vërsuljen ndërkufitare.
XS
SM
MD
LG