Ndërlidhjet

Ban: Emisioni i gazrave të zvoglohet deri 40 %



Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun iu ka bërë thirrje vendeve në zhvilim që ta zvoglojnë emisionin e gazrave për 25 deri 40 përqind.

Duke folur para parlamentit të Greqisë, Ban tha se samiti mbi ndryshimet e klimës, që do të mbahet në Kopenhagë në dhjetor, do të jetë shumë kompleks.

Ai shprehu bindjen se megjithate do të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme ndërmjet të gjithë pjesëmarrësve në samit.

Para samitit të Kopenhagës, në Barcelonë këtë javë do të zhvillohen bisedime mbi ndryshime klimatike, të cilat shihen si përpagitje për samitin në Danimarkë.
XS
SM
MD
LG