Ndërlidhjet

logo-print

Putin e kritikon hapin amerikan ndaj Opel-it



Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin tha se vendimi i General Motors për të mos e shitur njësitin e Opelit në përgjithësi e tregon qasjen “përçmuese” të bizneseve amerikane kur bëhet fjalë për partnerët evropianë.

Gjiganti amerikan i automjeteve General Motors tha se i anulon planet për t’ia shitur Opelin kompanisë kanadeze Magna dhe partnerit të saj rus, Sberbank.

Putin tha se Rusia do të nxjerrë mësime nga ky rast, por shtoi se qeveria e tij ende është e gatshme t’i përkrahë projektet e General Motorsit në Rusi.
General Motors konfirmoi se planifikon të shkurtojë 10 mijë vende pune te Opeli, pasi anuloi shitjen.

Anulimi e ka zemëruar edhe qeverinë gjermane, e cila e ka mbështetur shitjen kompanisë Magna, dhe i nxiti sindikatat gjermane që të bëjnë thirrje për grevë.
XS
SM
MD
LG