Ndërlidhjet

logo-print

Lavrov: Përfaqësuesi i Lartë në BeH të shkojë



Marrëdhëniet politike të Bosnjë e Hercegovinës dhe Rusisë janë shumë të mira, dhe në të ardhmen mund të pritet bashkëpunim më i madh ekonomiko-tregtar, thanë ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov dhe homologu i tij Sven Alkalaj.

Lavrov tha se Rusia si anëtare e Këshillit të Sigurimit angazhohet për paqe, por dhe mbylljen e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë.

“Bosnjë e Hercegovina duhet të ulë në maksimum ndikimin nga jashtë, dhe Rusia do të bëjë gjithçka që zyra e Përfaqësuesit të Lartë të shndërrohet në zyrë të përfaqësuesit evropian”, tha Lavrov.

“Mendojmë se është me rëndësi që në BeH të merren vendime, të cilat janë rezultat i marrëveshjes dhe konsenzusit të tri popujve dhe dy entiteteve”, tha Lavrov në konferencën për shtyp.
XS
SM
MD
LG