Ndërlidhjet

Shtyhet gjykimi i Karaxhiqit, i caktohet avokat



Tribunali i Kombeve të Bashkuara për Krime të Luftës në ish Jugosllavi sot i caktoi avokat ish liderit të serbëve të Bosnjes Radovan Karaxhiq, dhe e shtyu gjykimin e tij deri në mars të vitit 2010.

Zhvillimet u bënë një ditë pasi prokurorja Hildegard Uerc-Reclaf u kërkoi gjykatësve të caktojnë avokat për Karaxhiqin, që procesi të vazhdojë madje edhe nëqoftëse ai vazhdon t’i bojkotojë seancat.

Të martën Karaxhiq u paraqit për herë të parë në gjykatë, duke thënë se i janë shkelur të drejtat nga gjykatësit e Kombeve të Bashkuara, të cilët e filluan gjykimin e tij për gjenocid pa vetë atë.
XS
SM
MD
LG