Ndërlidhjet

Havel me koncert shënon rënien e komunizmit



Vaclav Havel po organizon një koncert për ta shënuar 20 vjetorin e Revolucionit të Kadiftë, i cili përmbysi komunizmin në ish Çekosllovaki.

Ish presidenti çek Havel tha se koncertin pritet ta përshëndesin përmes video lidhjes një numër i udhëheqësve botërorë, përfshirë presidentin amerikan Barak Obama dhe kancelaren gjermane Angela Merkel.

Në shfaqjen në 14 nëntor do të luajnë sopranoja Renie Fleming, si dhe legjendat amerikane e muzikës rok, Lou Rid, Suzan Vega dhe Xhoan Bez.
XS
SM
MD
LG