Ndërlidhjet

Vokrri: Takim konstruktiv në FIFA


Në Cyrih të Zvicrrës sot është mbajtur takimi zyrtar në mes të drejtuesve të lartë të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) dhe delegacionit të Federatës së Futbollit të Kosovës. Përfaqësuesit kosovarë në këtë takim kanë kërkuar pranimin e FFK-së, me të drejta të plota, në FIFA dhe UEFA, legalizimin e lëvizjes së lirë të futbollistëve të Kosovës, lejimin e zhvillimit të ndeshjeve miqësore të kombëtares kosovare me kombëtaret e vendeve tjera dhe pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare të klubeve nga Kosova.
Fadil Vokrri, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka thënë për radion Evropa e Lirë se takimi ka qenë konstruktiv dhe se ka marrë premtime nga kreu i FIFA-s se deri në muajin dhjetor, kur do të takohet Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s, do të gjendet një zgjidhje për çështjen e lëvizjes së lirë të futbollistëve kosovarë dhe do të shqyrtohen edhe kërkesat tjera të FFK-së.
Në këtë takim ishin të ftuar edhe përfaqësues të Federatës së Futbollit të Serbisë, por ata nuk morën pjesë.
XS
SM
MD
LG