Ndërlidhjet

logo-print

Teksas: 12 të vrarë në bazën ushtarake



Dymbëdhjetë njerëz janë vrarë dhe 31 janë plagosur kur një ushtar filloi të hapë zjarr në një bazë të ushtrisë amerikane në shtetin jugor të Teksasit.
Të shtënat në Fort Hood konsiderohen më vdekjeprurëset që ndonjëherë të kenë ndodhur në një bazë ushtarake në Shtetet e Bashkuara.

Ushtria tha se i armatosuri është qëlluar dhe është plagosur, pasi më herët u raportua se ishte vrarë. Ai u identifikua si major Nidal Malik Hasan, psikiatër i ushtrisë.

Presidenti Barak Obama tha se ky ishte një “shpërthim i tmerrshëm i dhunës”.

“Ka pasur të shtëna tragjike në bazën ushtarake Fort Hood në Teksas. Ne për momentin ende nuk i dijmë detajet e ngjarjes, dhe do t’i ndajmë sapo t’i marim. Ajo që dimë është se një numër i ushtarëve amerikanë janë vrarë, dhe shumë më tepër janë plagosur në këtë shpërthim të tmerrshëm të dhunës”, tha presidenti Obama.

Një i afërm i qitësit, Nader Hasan, i tha televizionit “Fox” se sulmuesi është urdhëruar që të shërbejë një mandat në Irak dhe se i ka rezistuar dërgimit të tij atje.
XS
SM
MD
LG