Ndërlidhjet

logo-print

Teksas: 13 të vrarë në bazën ushtarake


Teksas, 5 nëntor 2009.

Teksas, 5 nëntor 2009.

Trembëdhjetë njerëz, dymbëdhjetë ushtarë dhe një civil, janë vrarë dhe 28 janë plagosur kur një ushtar hapi zjarr në një bazë të ushtrisë amerikane, në shtetin jugor të Teksasit.


Të shtënat në Fort Hud janë më vdekjeprurëset që ndonjëherë kanë ndodhur në një bazë ushtarake në Shtetet e Bashkuara.

Ushtria tha se i armatosuri është qëlluar dhe është plagosur, pasi më herët u raportua se ishte vrarë. Ai u identifikua si major Nidal Malik Hasan, psikiatër i ushtrisë.

Zëdhënësi i ushtrisë kolonel Xhon Rosi tha se Nidal Malik Hasan është i vetmi i dyshuar për incidentin tragjik

Në këtë moment kemi një të dyshuar dhe siç e kemi thënë ai është qitësi i vetëm. Të gjitha faktet flasin se kemi vetëm një person që ka qëlluar dhe ai është i dyshuari”, tha Rosi.

Nidal Malik Hasan
Kamerat e sigurisë tregojnë se në mëngjesin e ditës së incidentit Nidal Hasan mbante një veshje tradicionale arabe e quajtur dishdashah dhe një kapele myslimane që mbahet gjatë faljes. Gjatë kohës së sulmit ai kishte të veshur uniformën ushtarake.

Presidenti Barak Obama tha se Shtëpia e Bardhë po punon me Pentagonin, Zyrën Federale për Hetime, FBI dhe Departamentin e Sigurisë Kombëtare për të siguruar bazën Fort Hud.

Obama tha se ky ishte “shpërthim i tmerrshëm i dhunës” dhe do të përdoren të gjitha burimet e nevojshme për të ndihmuar bazën ushtarake dhe qytetin ku ajo ndodhet.

Është shumë e vështirë kur ne humbasim amerikanët kurajozë që shërbejnë në fronte larg vendit. Por është e tmerrshme kur ata gjenden në goditje armësh në bazën ushtarake brenda Amerikës”, tha Obama.

Motivet e sulmit tragjik nuk dihen. Kei Huçson, anëtare e senatit amerikan nga Teksasi tha se gjeneralët në Fort Huds i kishin thënë se Hasan do të dërgohej me mision në Irak.

Edhe një i afërm i qitësit, Nader Hasan, i tha televizionit “Fox” se sulmuesi është urdhëruar që të shërbejë një mandat në Irak dhe se i ka rezistuar dërgimit të tij.

Kjo bazë është baza më e madhe aktive në Shtetet e Bashkuara, ka një hapësirë prej 878 kilometrash dhe është shtëpi e më shumë se 50 mijë trupave ushtarake.
XS
SM
MD
LG