Ndërlidhjet

Braun: Afganistani është qenësor për sigurinë



Kryeministri i Britanisë Gordon Braun do të mbajë sot një fjalim të rëndësishëm për Afganistanin, ku pritet ta mbrojë përkushtimin e vendit të tij për Afganistanin, duke thënë se lufta është qenësore për sigurinë e vendit të tij.

Fjalimi vjen pas vdekjes së shtatë ushtarëve britanikë javën e kaluar, pesë nga të cilët u vranë nga një oficer policie afgan, të cilin ata po e stërvitnin.

Anketat e opinionit në Britani tregojnë rënie të mbështetjes për misionin ushtarak britanik në Afganistan.
XS
SM
MD
LG