Ndërlidhjet

logo-print

Florida: Një i vrarë, 5 të plagosur në zyrë



Një njeri është vrarë dhe pesë janë plagosur kur një person i armatosur ka hapur zjarr në zyrat e një firme inxhinerike ku kishte humbur punën dy vjet më parë.

Ngjarja ka ndodhur në Orlando të Floridës.

Sulmuesi i identifikuar si Xhejson Rodrigez, u dorëzua tre orë pas të shtënave në shtëpinë e së ëmës.

I pyetur nga gazetarët para stacionit të policisë se përse i sulmoi ish kolegët,ai u përgjigj: “Sepse më lanë të kalbem”.

Dhuna e fundit ndodhi një ditë pasi një person i armatosur vrau 13 njerëz dhe plagosi 30 të tjerë në një bazë ushtarake në Teksas.
XS
SM
MD
LG